BESOJINI AGJENSISË SONË TЁ ÇERTIFIKUAR NGA GOOGLE PËR TË NDRIÇUAR BIZNESIN TUAJ

Mbështetja e profesionistëve të industrisë mund të jetë vendimtare për të patur shikueshmëri më të lartë dhe për arritjen e objektivave të aktivitetit tuaj. Cryptonet ju ndihmon të hyni në kontakt me klientë të rinj tё mundshёm, duke përfituar nga mjetet e vëna në dispozicion nga motori më i rëndësishëm i kërkimit në botë. Gjeje veten në Google, mos rri i papërgatitur!

logo-trusted

Google maps e vendosim biznesin tuaj në vendin e duhur

Identifikimi dhe regjistrimi i vendndodhjes së saktë të aktivitetit tuaj në Google Maps është hapi i parë për të lejuar përdoruesit që t’ ju arrijnë lehtësisht. Ne ju mbështesim në mënyrë që përdoruesit të marrin shumë më tepër se treguesit gjeografikë dhe aktiviteti juaj do të zbulojë rrugë të reja zhvillimi.

Google my business bëjmë lehtësisht të arritshëm aktivitetin tuaj

Duke shtypyr emrin e aktivitetit tuaj në shiritin e kërkimit, ose në Google Maps, klientët mund të shohin skedën Google My Business dhe të bashkëveprojnë me ju. Skeda pёrmban numrin e telefonit, adresën, website, komente, përshtypje dhe mundёsisht udhëtimin virtual të realizuar me teknologjinë Google Street View .

Google street view u japim vlerë ambienteve tё brendshme të aktivitetit tuaj

U dhurojmë klientëve tuaj tё mundshёm emocionin e eksplorimit tё mjediseve tё brendshme dhe të jashtme të aktivitetit tuaj në 360 gradë. Me Street View ofrohet një përvojë gjithpërfshirëse që lejon përdoruesit të njohin detajet e strukturёs tuaj para se të vizitojnë atë personalisht. Kjo nxit besim dhe favorizon konsolidimin e reputacionit mё tё mirё për aktivitetin tuaj. Njё fotograf i çertifikuar nga Google do tё kontaktojё me ju dhe do tё vijё nё vendodhjen tuaj ditёn e pёrcaktuar pёr tё realizuar njё shёrbim profesional. (Shёrbim i disponueshёm nё tё gjithё Shqipërinё).